Mospranimin e 4600 zarfeve me vota nga mërgata, VV e quan skandal

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Gjermani përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook, ka reaguar ndaj mospranimit të 4600 zarfeve me vota nga mërgata nga KQZ-ja, duke e quajtur si skandal.

“Këto zarfa janë dërguar brenda afatit ligjor, sipas rregullave të parashikuara nga ligji. Prandaj ato duhet të pranohen. Koha e mbërritjes është e parëndësishme, pasi ajo nuk varet nga vetë votuesit, por nga rrethana të paparashikueshme”, thuhet në reagim.

 

Tutje shkruhet se me mospranimin e këtyre zarfave me vota, KQZ-ja arbitrarisht ia mohon të drejtën e votës mijëra mërgimtarëve shqiptarë.

“Në të njëjtën kohë i pranon pa asnjë reagim zarfat me votat e serbëve, të cilat shkuan aty kundërligjshëm, jo me postë, po me transport manual, nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë.

Pra KQZ më lehtë pranoi votat e dërguara kundërligjshëm prej atyre që Kosovës i dërgojnë helm, se sa votat tona të dërguara tërësisht në mënyrë të ligjshme, nga mërgimtarët që Kosovës i dërgojnë veç ndihmë.

Ky veprim i KQZ-së na skandalizon. Shpresojmë ende që votat tona do të merren parasysh, dhe do të numërohen. Shpresojmë që institucionet e Kosovës ta ndalin diskriminimin e mërgatës shqiptare, sepse pa ne, ato institucione nuk do të ishin”./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...