Juventusi heq dorë nga Rabiot, ia ofron Tottenhamit në shkëmbim të Eriksenit

PUBLIKUAR

Juventusi është i gatshëm ta ofrojë mesfushorin Adrien Rabiot në shkëmbim për mesfushorin e Tottenham Hotspurt, Christian Eriksen, edhe pse francezin e transferoi këtë verë.

Kontrata e Eriksenit skadon në fund të këtij sezoni dhe Tottenham nuk duket të jetë në gjendje ta bindë danezin ta zgjasë kontratën, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi është klubi i vetëm që është i gatshëm t’i plotësojë kërkesat e Tottenhamit për Eriksenin në janar, por Le10Sport shkruan se Juventusi ka hyrë në garë për të tani.

Sipas uebsajtit francez, kampioni italian do ta propozojë një marrëveshje shkëmbimi Rabiot-Eriksen.

Rabiot i ka luajtur vetëm 206 minuta futboll garues për bardhezinjtë që prej transferimit nga Paris Saint-Germaini këtë verë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...