Kurti: At Shtjefën Gjeçovi ka grumbulluar thesarin e traditës sonë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga përfaqësues e zyrtarë të kësaj partie të shtunën kanë qëndruar në Zym të Hasit me rastin e organizimit të manifestimit “Takimet e Gjeçovit”.

Kurti në fjalën e tij tha se At’ Shtjefën Gjeçovi ka bërë studime të kulturës sonë dhe ka grumbulluar thesarin e traditës shqiptare.

Njoftimi për vizitën u bë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të VV-së.

Njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje:

Sot janë mbushur 90 vjet prej vrasjes së At’ Shtjefën Gjeçovit. Të shtunën, kryetari Albin Kurti bashkë me përfaqësues, zyrtarë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! qëndroi në Zym të Hasit me rastin e organizimit të manifestimit “Takimet e Gjeçovit”.

Paraprakisht ata vizituan varrin e Shtjefën Gjeçovit në Shën Gjergj, restaurimi i të cilit u përurua.

Në fjalën e tij, kryetari Kurti, përveç tjerash, tha: “At’ Shtjefën Gjeçovi ka bërë studime të kulturës sonë dhe ka grumbulluar thesarin e traditës sonë. Duke përkujtuar atë, ne mund të ecim më sigurt dhe më mirë përpara.”

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...