Aksident mes veturës e traktorit në Gllarevë, tre të lënduar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Një aksident mes një veture dhe një traktori ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllarevë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Raston për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 08:30 kemi marrë një informacion për një aksident mes një veture dhe traktori në fshatin Gllarevë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona. Për detaje të tjera do të iu informojmë”, ka thënë Rugova.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata në këtë magjistrale./Gazeta Express

Artikull i sponsoruar

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...