Tottenhami do të mundohet ta shesë Eriksenin në janar

PUBLIKUAR

Mesfushori danez po e kalon sezonin e fundit të kontratës dhe Spurs po mendojnë ta shesin gjatë janarit, para se ta humbin pa para gjatë verës së vitit të ardhshëm

Tottenhami është mjaft i shqetësuar me situatën aktuale të Christian Eriksenit, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori danez ka refuzuar ta vazhdojë kontratën dhe e kishte shprehur dëshirën për t’u larguar gjatë afatit kalimtar të verës pasi ndiente se kishte nevojë për një eksperiencë të re.

Mirëpo, në fund nuk arriti ndonjë ofertë konkrete për përfaqësuesin danez dhe ai mbeti në Londër.

Mirëpo, nënkampioni evropian ka rënë në hall pasi Eriksen po e kalon vitin e fundit të kontratës me Spurs.

Prandaj, për të mos e humbur pa para gjatë verës së vitit që vjen, kur edhe i skadon kontrata, Tottenhami po planifikon ta shesë atë në afatin kalimtar të janarit, për të nxjerrë sadopak para nga shitja e tij.

Sipas mediumit britanik “The Mirror” destinacioni më i mundshëm i mesfushorit kreativ është Real Madridi, por atë e pëlqen edhe Juventusi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...