“I lumtur që përfaqësoj këtë vend, të bëhemi gati për betejën e radhës”

PUBLIKUAR

Florent Hasani ka kërkuar nga futbollistët e Kosovës që gjithë vëmendjen tani të bartin te ndeshja e së hënës, Malin e Zi.

Pak ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme me Malin e Zi, Kosova ka zhvilluar miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” e mposhtën me rezultat minimal 1-0 Gjibraltarin.

Golin e vetëm e shënoi Florent Hasani, në pjesën e dytë.

“I lumtur që përfaqësoj këtë vend dhe që mu dha mundësia të shënoj golin tim të parë në stadiumin mitik “Fadil Vokrri”. Ju falënderoj për mbështetjen që na dhuruat sot duke mbushur shkallët e stadiumit. Sfida tjetër, Mali i Zi. Të bëhemi gati për betejën e radhës. Forca Kosova”, ka shkruar lojtari në llogarinë personale në Facebook. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...