Një vendvotim në Lipjan shkon në rinumërim

PUBLIKUAR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasditen e sotme ka filluar rinumërimi i 314 vendvotimeve për të cilat dje ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se ky rinumërim vjen me qëllim të qartësimit dhe prezantimit të gjendjes së saktë të kutive të votimit. Teksa, tha se ky proces pritët të përfundojë brenda katër, apo pesë dite.

Vendvotimet që do të rinumërohen i përkasin këtyre komunave: Deçan 14, Gjakovë 14, Gllogoc 16, Gjilan 1, Dragash 4, Istog 1, Kaçanik 15, Klinë 14, Fushë Kosovë 2, Kamenicë 4, Mitrovicë e Jugut 10, Leposavic 1, Lipjan 1, Novobërdë 3, Obiliq 5, Rahovec 14, Pejë 17, Podujevë 17, Prishtinë 42, Prizren 26, Skenderaj 13, Shtime 6, Shtërpcë 3, Suharekë 13, Ferizaj 17, Viti 17, Vushtrri 6, Zubin Potok 1, Malishevë 9, Junik 3, Han i Elezit 2, Graçanicë 2 dhe Ranilluk 1.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...