Kurti: Do të qeverisim me LDK’në, ekipet tona do ta harmanizojnë programin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Pas përfundimit të takimit të Albin Kurtit me Vjosa Osmanit, kandidati për kryeministër Albin Kurti ka deklaruar se më LDK’në janë marrë vesh që ta minimizojnë numrin e ministrive dhe zëvendës ministrave në Qeverinë e Re. Kurti deklaroi se me Osmanin po ashtu u pajtuan që në të kenë një Qeveria të përbëhet edhe nga femrat ku kuota pritet që të jetë 30 për qind. Ndërkohë për ndarjen e posteve Kurti tha se nuk kanë biseduar në takimin e sotëm me Osmanin. Tutje, Albin Kuurti, deklaroi se Qeveria e tij do të ketë transparencë. Thotë se nuk do të bëjnë pazare politike. Sipas Kurtit ato janë bërë në Qeverinë PANshkruan Express.

“Pazare politike keni parë me PAN’in. Transparencë do të ketë Qeveria e re”, sqaron Kurti.

Kurti tha se Qeveria e tij do të ketë maksimalisht 12 ministri. Tutje ai tha se nuk do të vrapojnë pas Listës Serbe për t’i kërkuar koalicion.

“Natyrisht që Kosova ka humbur shumë kohë, dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Dhe pa humbur kohë në filluam bisedimet duke u nisur me idenë e përbashkët për Qeveri sa më efikase dhe shtet sa më të fuqishëm. Ne duam që ti dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi e demokracia”, ka deklaruar Kurti.

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...