Bayern nuk dorëzohet, sërish në garë për Sane

PUBLIKUAR

Rihapet pista Leroy Sane për Bayern Munich. Pas bisedimeve që dështuan verën e kaluar vetëm në momentet e fundit për shkak të një dëmtimi të rëndë që Sane pësoi në Superkupën e Anglisë ndaj Liverpoolit, mesa duket Bayerni nuk ka hequr dorë nga futbollisti i kombëtares gjermane dhe në janar do të bëjë çmos për të afruar Sane në skuadër.

Në orët e fundit duke iu referuar lajmeve që raporton Bild një drejtues i skuadrës bavareze që është ngarkuar për të mbyllur këtë operacion merkatoje ka patur një takim me menaxherin e lojtarit, si për të treguar se Bayerni nuk ka hequr aspak dorë nga ideja për të firmosur me Leroy Sane të Manchester City-t.

Kësaj radhe raportohet që Bayern do të ofrojë më shumë para për të kryer me sukses operacionin Sane. /Top Channel/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...