Alarmuese, 25 persona humbën jetën në rrugët e Prishtinës brenda nëntë muajve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në Prishtinë brenda nëntë muajve kanë humbur jetën 25 persona në aksidente trafiku.

Vetëm për nëntë muaj, në tërë Prishtinën kanë ndodhur 4 mijë e 826 aksidente trafiku.

Sipas Policisë së Kosovës, përkatësisht drejtorisë rajonale të Prishtinës, 24 aksidente kanë qenë me fatalitet, ku për pasojë 25 persona kanë humbur jetën, shkruan lajmi.net.

Po ashtu sipas këtij raporti nga 4 mijë e 826 aksidente, 1 mijë e 484 kanë qenë aksidente me të lënduar, ku 2 mijë e 792 persona kanë mbetur të lënduar.

Ndërkaq 3 mijë e 318 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale  dhe të personave të lënduar, Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...