Neymar: Do ta mbroj PSG-në, jam i lumtur këtu

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Neymar tentoi t’i japë fund spekulimeve disamujore duke insistuar se ai është i lumtur dhe rehat në Paris Saint-Germain, për të cilët ka premtuar se do të japë gjithçka në fushën e lojës.

Sulmuesi brazilian e bëri të qartë dëshirën e tij për t’u larguar nga Paris Saint-Germaini, përkundër që e kishte forcuar transferimin te francezët vetëm para dy vjetësh për 222 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Pakënaqësitë e Neymarit në PSG bënë që dy klubet më të mëdha të Spanjës, Barcelona dhe Real Madridi të interesoheshin për të. Rivalët e “El Clasicos”, bashkë me Juventusin, hynë në garë për brazilianin, që në fund mbeti në PSG.

Drejtuesit e kampionit të Ligue 1 e bënë të qartë se ata do të ishin të gatshëm ta shisnin Neymari, mirëpo çmimi që ata e kërkonin për brazilianin ishte jashtë kapaciteteve të Barcelonës dhe Real Madridit.

Për më tepër, mediat spanjolle raporton se Paris Saint-Germaini preferonte t’ia shiste Neymari Real Madridit për shkak të marrëdhënieve të mira me madrilenët dhe marrëdhënieve tejet të tensionuara me Barcelonën.

Tifozët e PSG-së e fishkëllyen Neymarin kur ai u kthye në skuadrën e klubit francez këtë sezon. Megjithatë, braziliani iu është përgjigjur fishkëllimave dhe ofendimeve në stadium duke i shënuar katër gola në pesë ndeshje të Ligue 1.

“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi gjatë afatit kalimtar të verës dhe dëshirën që unë e kisha për t’u larguar. Sot, unë ndihem i lumtur dhe rehat me klubin, gjithashtu. Nuk jam i lumtur vetëm kur jam me ekipin kombëtar. Sezoni ka filluar mirë për mua”.

“Do ta mbroj klubin me të gjitha forcat e mira. E dija se do të duhet të përgatitem, në çfarëdo rrethane, për një sezon të mirë. Faleminderit Zotit që gjithçka ka nisur mirë dhe unë shpresoj që të mbetet kështu”.

27-vjeçari i kishte humbur më shumë se tre muaj të sezonit 2018/19 për shkak të një lëndimi në shputën e këmbës. Lëndimin e njëjtë bra

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...