Navas arrin rekord, Reali i ofron rinovim

PUBLIKUAR

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, është duke kaluar një formë mjaft të mirë, ndërsa këtë e bëri posaçërisht në ndeshjen e fundit kundër Granadas.

28-vjeçari nga Kosta Rika ka mbajtur portën e paprekur në çdo ndeshje këtë sezon në të gjitha garat.

Sipas raporteve nga Marca, Reali është duke menduar që së shpejti t’i paraqesë atij një kontratë të re deri në vitin 2020, në të cilën fitimet do të jenë dyfish më të mëdha.

Pas largimit të Iker Casillas drejt Portos dhe dështimit të marrëveshjes për David de Gean, Navas është bërë i padiskutueshëm në portën e ekipit të Rafa Benitez.

Navas nuk ka pranuar asnjë gol në katër ndeshjet e para në kampionat dhe kështu ka barazuar rekordin e Miguel Angel të vendosur në vitin 1975. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...