Faqja e madhe e futbollit lavdëron fanellën e Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Fanella e ekipit kombëtar të Kosovës për ndeshjen kundër Anglisë, që u zhvillua në muajin shtator, ishte në qendër të vëmendjes dje, pasi u publikua në mesin e katër fanellave më të mira sipas faqes së madhe në Twitter, B/R Football.

Disa ditë para ndeshjes, shtëpia e futbollit e Kosovës pati njoftuar se kompania e veshmbathjeve zvicerane “Fourteen” kishte dizajnuar një fanellë të re të veçantë për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Anglisë, shkruan Gazeta Express.

Fanella e re përbëhet nga disa ngjyra – kaltër dhe verdh, por me të zezën që dominon.  Ajo, po ashtu, do t’i ketë në gjoks flamujt e Anglisë dhe Kosovës, si dhe përshkrimin e ndeshjes së Grupit A kualifikues për Euro 2020.

Kosova pësoi disfatë 5:3 në këtë ndeshje në stadiumin e Southamptonit, “St.Mary’s”, duke i dhënë kështu fund ecurisë prej 15 ndeshjeve pa disfatë. Megjithatë, Kosova u lavdërua për paraqitjen e saj të guximshme pas ndeshjes.

E përveç paraqitjes së “Dardanëve”, mediumeve britanike u ka bërë përshtypje edhe fanella e Kosovës.

“Pushimi i ndeshjeve të ekipeve kombëtare = më shumë fanella të tilla”, shkroi B/R Football, duke e shoqëruar shkrimin me një emotikon të zjarrit.

Përveç fanellës së Kosovës, në fotografitë e postuara nga B/R Football shihet edhe fanella e Nigerisë, Malit dhe Meksikës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...