Dhurata pas hitit me Soolking, paralajmëron këngë të re

PUBLIKUAR

Pasi që arriti sukses të jashtëzakonshëm me Soolking me këngën “Zemër” ku Dhurata Dora mori më shumë se 300 milionë klikime, këngëtarja ka paralajmëruar një këngë te re

Pa dyshim befasia e këtij viti në muzikë ishte bashkëpunimi i Dhurata Dorës me Soolking, reperin e njohur algjeriano-francez Soolking, ku kënga e saj “Zemër” ishte njëra prej këngëve me të klikuara prej këngëve shqiptare.

Ajo arriti deri në 300 milionë klikime dhe është njëra prej këngëve që përpos trojeve shqiptare është dëgjuar edhe në vendet e tjera, kryesisht në Francë dhe Gjermani por edhe në vendet arabe.

E derisa kanë kaluar 5 muaj nga lansimi i këtij hiti, tashmë Dhurata Dora duket se ka pasur guximin që përsëri ta paralajmërojë një hit.

“Pas pesë muajve me 300 milionë klikime, koha për hitin e radhës”, ka shkruar Dhurata.

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...