Mposhtet City, lëshon pikët e para (Video)

PUBLIKUAR

Manchester City ka pësuar humbje prej 1-2 nga West Hami para tifozëve në Etihad Stadium.

Çdo gjë filloi me një intensitet të madh, pasi të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Goli i parë u realizua me të filluar ndeshja me një goditje të fortë nga ish-lojtari i Cheleat, Victor Moses (6’).

Citizens ishin të rrezikshëm vazhdimisht, por Hammers ishin më konkretë duke shënuar gol në goditjen e tyre të dytë në portë. Ishte Diafra Sakho, ai i cili pas një tollovie në zonë arriti të shënojë lehtësisht në portën e zbrazët (31’).

Në minutat shtesë të pjesës së parë, i shumëpërfoluri Kevin De Brune arriti të realizojë një gol mjaft të bukur në portën e Çekanëve.

Nikoqirët e dominuan tërësisht fraksionin e dytë të lojës duke e kërkuar me ngulm golin, mirëpo mysafirët arritën që të mbaheshin duke dalë triumfues.

Manchester City mbetet në krye të tabelës me tri pikë më shumë se West Hami që tash pozicionohet në vend të dytë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...