Paraqitje bindëse e Bayernit (Video)

PUBLIKUAR

Bayern Munichu ka regjistruar edhe fitoren e pestë në Bundesliga duke mposhtur Darmstadt me rezultat 3-1 para tifozëve në Stadion am Bollenfalltor.

Bavarezët nuk ishin aq bindës në fraksionin e parë, mirëpo arritën ta mbyllin me epërsi. Kjo falë mesfushorit kilian, Arturo Vidal, i cili pranoi një top nga Costa dhe gjuajti nga jashtë zonës për ta ndalur topin në rrjet (20’).

Goli i dytë erdhi nga lojtari në pronësi të Juventusit, Kingsley Coman, i cili debutoi për herë të parë si startues për ekipin e Pep Guardiolas. Ai pranoi një top të mirë nga Rode dhe shënoi një gol të bukur (62’).

Shumë shpejt erdhi goli i nokautit, të cilin e realizoi Sebastian Rode (63’).

Kampioni Bayern Munich vazhdon kryesimin në Bundesliga me 15 pikë pas pesë javëve të para. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...