Brenda një nate, 18 të vrarë në Irak

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Së paku 18 persona janë vrarë gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Bagdad të Irakut vetëm gjatë natës së kaluar. Lajmin e kanë bërë të ditur burimet policore dhe shëndetësore. Qeveria po mundohet t’i qetësojë protestuesit përmes prezantimit të një plani të ri për reforma.

Shkalla e lartë e këtyre protestave, në të cilat u vranë rreth 100 njerëz nga e marta e kaluar, i ka zënë në befasi autoritetet. Dy vjet pas fitores kundër Shtetit Islamik, gjendja e sigurisë është më e mirë se më parë, por niveli i korrupsionit është i lartë, ka shumë papunësi dhe shërbimet publike janë të dobëta.

Plani me 17 pika i kryeministrit Adel Abdul Mahdi erdhi si rezultat i një takimi emergjent të kabinetit qeveritar të shtunën në mbrëmje.

Në këtë plan përfshihet pagesa e pjesshme e shpenzimeve të përditshme për njerëzit e varfër, shtimi i ndihmave sociale për personat e papunësuar si dhe programet e trajnimit dhe huat e vogla për të rinjtë.

Familjet e personave të vrarë gjatë protestave gjithashtu do të dëmshpërblehen dhe ndaj tyre do të ketë përkujdesje njësoj si ndaj familjeve të forcave të vrara në luftë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...