Kaka: Messi dhe Ronaldo nuk janë nga ky planet

PUBLIKUAR

Mesfushori fantastik brazilian, Leite Kaka, ka lavdëruar edhe njëherë dy futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Ish-anëtari i Real Madridit dhe Milanit, ka folur për dy super yjet e futbollit botëror dhe dominimin e tyre në sportin më të bukur në botë.

Kaka ka përmendur edhe kohën e tij te Reali, ku insiston se është tratuar shumë mirë.

“Jam i fundit nga raca njerëzore që e kam fituar Topin e Artë, që atëherë e kanë fituar Cristiano Ronaldo e Leo Messi dhe e them pa asnjë pikë dyshimi që ata janë alien, lojtar të pabesueshëm”, ka thënë Kaka.

“Jam Madrilen me zemër, jam shume i lumtur që nuk kam luajtur në shumë skuadra. Nuk jam trajtuar aspak keq nga Real Madridi, problemi ishin mediat dhe tifozët, fatkeqësisht nuk i kontrolloja dot dëmtimet e mija”.

“Gjithmonë do t’i jem mirënjohës Real Madridit për shansin që më dha”, ka shtuar më tej mesfushori brazilian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...