Futbollisti i Romës shqyen ligamentet, mungon 4-5 muaj

PUBLIKUAR

Ashtu siç pritej, Roma ka njoftuar se mbrojtësi i marrë në formë huazimi, Davide Zappacosta, ka dëmtuar ligamentet.

Ai u lëndua të premten në stërvitje dhe tashmë është vërtetuar se bëhet fjalë për shqyerje të ligamenteve.

Roma ka konfirmuar tani që 27-vjeçari ka çarë ligamentin e gjurit të djathtë.

Zappacosta bëhet lojtari i 15 i Romës që ka probleme me ligamente në pesë vite, ashtu si Alessandro Florenzi, Kevin Strootman, Antonio Rudiger dhe Emerson Palmieri.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Zappacosta do të mungojë 4-5 muaj dhe Roma s’do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes, lojtari do të kthehet në “Stamford Bridge”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...