Zyrtare: Fassone largohet nga Interi

PUBLIKUAR

Zyrtarisht Marco Fassone nuk është më drejtori i përgjithshëm i klubit të Interit.

Pas zërave që qarkullonin, klubi zikaltër publikoi një komunikatë me të cilën bëri të ditur lamtumirën e ish drejtuesit të Interit.

“F.C. Internazionale Milano bën të ditur se Marco Fassone nuk mbulon më rolin e Drejtorit të Përgjithjshëm të Klubit”.

“Duam të falënderojmë Marco-n për punën e bërë në tri vitet e shpenzuara me Interin”, përfundon mesazhi i lamtumirës i administratorit të përgjithshëm Michael Bolingbroke i transmetuar me anë të një konference për shtyp.

“Ka bërë më të mirën e mundshme për klubin dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, përfundoi ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...