Dhurata Dora me paraqitje atraktive në koncertin e fundit, tregon linjat trupore

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, vazhdon të jetë aktive në muzikë me koncerte të shumta kudo ku ka shqiptarë.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e saj.

Së fundmi, Dhurata ka publikuar në rrjetin social Instagram, një fotografi ku shfaqet mjaft atraktive në një fustan të shkurtër argjenti.

Duke porovokuar pak me pjesën e hapur tek shpina, këngëtarja e cila jeton dhe vepron në Gjermani vuri edhe më tepër në pah hiret e saj trupore.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e trupit.

Dhurata Dora përndryshe gjatë verës publikoi së bashku me reperin algjerian, Soolking, këngën “Zemër”, e cila mori miliona klikime dhe u shndërrua në një hit të përmasave ndërkombëtare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...