Antonio Conte: Interi e meritoi fitoren më shumë se Barcelona

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Antonio Conte, beson se skuadra e tij e meritoi ta mposhte Barcelonën të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Lautaro Martinez e kaloi gjigantin italian në epërsi pas vetëm dy minutave lojë në Camp Nou, por dy gola të Luis Suarezit në pjesën e dytë ia siguruan fitoren dhe pikët e plota nikoqirit, transmeton Gazeta Express.

Barcelona tani grumbullon katër pikë në vendin e dytë në Grupin F, aq sa edhe lideri Dortmund, dhe tri më shumë se Interi në pozitën e tretë.

“Pjesa e dytë i ndryshoi ndeshjen plotësisht. Ne kishim përgjigje për gjithçka që Barcelona bënte deri në minutën e 65-të. Kemi mundur ta fitonim një penallti”, tha Conte pas ndeshjes.

“Ata shënuan në kundërsulm dhe aty e humbëm ritmin. Kjo na lë shije të hidhur duke e ditur se çfarë kemi bërë, sa kemi krijuar. Ne e merituam fitoren shumë më shumë se Barcelona”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...