Ngrihet padi për racizëm ndaj Silvas, pas postimit për Mendyn

PUBLIKUAR

Bernardo Silva i Manchester Cityt është paditur nga Federata e Futbollit e Anglisë, pasi portugezi e kishte publikuar në “tweet” kontrovers në shtator, lidhur me bashkëlojtarin e tij, Benjamin Mendyn.

Bernardo Silva e kishte postuar një fotografi të vjetër të Benjamin Mendyt, kur ishte fëmijë, përkrah ikonës së një kompanie spanjolle, “Conguitos”. Pas këtij postimi, me mbishkrimin “Gjejeni kush?”, Silva ishte akuzuar për racizëm, transmeton Gazeta Express.

Mendy u duk se nuk u ofendua nga ai postim, pasi që u përgjigj me emotikone duke qeshur, përderisa edhe shkroi “1:0 për ty, por do ta shohim”. Megjithatë, përdoruesit e tjerë të Twitterit shpejt i theksuan implikimet raciste të postimit të Silvas.

Portugezi fillimisht e fshiu postimin në fjalë, e pastaj shkroi: “As nuk mund të bësh shaka me një shok në ditët e sotshme… Ju djema….”.

Megjithatë, Federata e Futbollit e Anglisë e ka hetuar këtë rast dhe tani është ngritur padi ndaj mesfushorit të Manchester Cityt.

Në deklaratën e lëshuar nga Federata angleze gjithashtu thuhet se futbollisti ka kohë deri më 9 tetor të përgjigjet.

Nëse Silva e pranon dënimin, ai mund të përballet me suspendim prej disa ndeshjeve dhe një gjobë. Ndërsa, nëse e apelon vendimin dhe pastaj e humb apelimin, ai përballet me suspendim edhe më të gjatë dhe me gjobë më të madhe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...