Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, ka thënë se kapiteni i tij Gianluigi Buffon e meriton të jetë pretendent për Topin e Artë.
Veterani italian shfaqi një formë të lartë në fitoren 2 me 1 në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt dhe u quajt portieri më i mirë në histori nga Andrea Pirlo.
“Gigi e meriton Topin e Artë”, ka thënë Morata për Skysports. “Është keq që portierët shpërblehen vetëm me Dorezën e Artë”.
“Është nder për mua që të luaj me të dhe kundër tij”. /Telegrafi/


