Wengeri, nën radarin e Milanit

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është sërish nën radarin e Milanit për pozitën e trajnerit te kuqezinjtë, sipas gazetës italianë Gazzetta dello Sport.

Francezi ka qenë pa punë që kur u largua nga Arsenali në verën e vitin 2018. Që nga atëherë, ai vazhdimisht ka lënë të kuptohet se dëshiron t’i kthehet edhe një herë futbollit, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj periudhe, shpeshherë është spekuluar për interesimin e Milanit për Wengerin. Këto spekulime janë intensifikuar tani që trajneri aktual, Marco Giampaolo, është në presion.

Milani u mund 3:1 nga Fiorentina të hënën mbrëma, duke e regjistruar humbjen e katërt në gjashtë ndeshjet e para të sezonit të ri në Serie A.

Megjithatë, Giampaolo do ta ketë edhe një ndeshje për t’i përmirësuar gjërat, atë të fundjavës së ardhshme kundër Genoas, e cila është në krizë njëlloj si Milani.

Për pozitën e trajnerit të Milanit është spekuluar edhe legjenda e klubit, Andriy Shevchenko. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...