Xhaka mendon se Arsenali bëri paraqitje të fortë kundër Manchester United

PUBLIKUAR

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, beson se ai dhe bashkëlojtarët e tij bënë një paraqitje të fortë dhe luftuan pareshtur për ta ndalë Manchester Unitedin me një barazim 1:1 të hënën mbrëma në Premierligë, edhe pse ky derbi u cilësua si tejet i dobët nga shumë persona.

Xhaka – i cili e udhëhoqi si kapiten Arsenalin për herë të parë zyrtarisht pasi së fundmi trajneri Unai Emery ia dha shiritin e liderit – megjithatë, u kritikuar ashpër në rrjetet sociale pas golit hapës të Unitedit në Old Trafford, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori i Zvicrës me prejardhje nga Kosova u duk sikur ia liroi rrugën topit të goditur nga Scott McTominay, i cili përfundoi në rrjetën e portës së Lenos. Megjithatë, përsëritjet e ngadalësuara treguan më vonë se topi ishte devijuar pakëz paraprakisht, duke u larguar nga koka e Xhakës.

Edhe pse derbi i mbrëmshëm ishte shumë i dobët, me mungesë të madhe të cilësisë nga të dy palët në një natë ku shiu i pareshtur ndikoi në nivelin e lojës, po ashtu, 27-vjeçari i uroi bashkëlojtarët për, siç tha, paraqitje të fortë.

“Luftë intensive në Old Trafford dje. Urime gjithë ekipit për paraqitjen e fortë”, shkroi kapiteni i Arsenalit në rrjetet sociale.

Jo të gjithë ishin kritikë ndaj Xhakës për paraqitjen e tij të parë si kapiten zyrtar i Arsenalit, megjithatë.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, i ofroi mbështetje të plotë shqiptarit, duke e vlerësuar përkushtimin e tij në këtë ndeshje.

“Ai punoi me përkushtim të madh. Ai vrapoi prapa, mbase ishte i pari që vrapoi në këtë aksion. Nuk e pashë atë rast (dështimin e Xhakës për ta bllokuar topin)”, tha Emery.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...