“Jetojmë në një ahur, nuk e di ku kemi me prit dimrin” familja nga Smallusha jeton në gjendje të rëndë

PUBLIKUAR

Familja e Mejdi Krasniqi nga fshati i Smallushë në komunën e Lipjanit tash e sa vite po jeton në një gjendje të mjerueshme.

Kryefamiljari, Mejdiu, është i paaftë për punë, pasi vuan nga epilepsia dhe depresioni i thellë, duke e rënduar kështu edhe më shumë jetesën.

Familja jeton në një ahur që dikur përdorej për bagëti, e cila është e rrethuar me myk e lagështi, duke e bërë të pamundur jetesën edhe për dimër.

Për gjithë bamirësit, kjo familje kërkon ndihmë për një shtëpi dhe gjëra ushqimore, pasi edhe fëmijët janë të vegjël.

Gjithë ata që duan të kontribojnë, mund ta thërrasin Mejdiun në numrin e telefonit 045 910 351.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...