“Pogba, fëmija problematik i Manchester United”

PUBLIKUAR

Peter Schmeichel e ka kritikuar Paul Pogban për paraqitjen e tij për Manchester Unitedin kundër Arsenalit të hënën, duke e quajtur mesfushorin francez fëmijë problematik në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.

“Djajve të kuq” iu mungoi kreativiteti në barazimin 1:1 me Arsenalit në Old Trafford, i cili e konfirmoi fillimin më të keq të sezonit në Premierligë për klubin, transmeton Gazeta Express.

Pogba, për të cilin u përfol shumë se do të largohej nga klubi gjatë verës, dështoi të linte gjurmë në ndeshje kundër Arsenalit dhe Schmeichel thotë se duhen ndryshime në skuadër për ta nxjerrë më të mirën nga ai.

“Ai po luan shumë, shumë prapa  dhe nuk e kuptoj se cili është roli i tij në këtë ekip”, tha Schmeichel, ish-portieri legjendar i Unitedit.

“Edhe kur Ole bëri zëvendësime dhe e vendosi Pogban më përpara, nuk ndodhi asgjë. Pajtohem se Pogba i pati dy pasime shumë të mira në këtë ndeshje, por janë vetëm dy dhe jo 15 dhe këtë e shoh si problem sepse ai merr shumë vëmendje dhe ndiej se ai është fëmija problematik në këtë ekip”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...