Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, mbeti i zemëruar që Sergio Ramosi e kishte ofenduar njërin gjyqtar të ndeshjes dhe asnjë veprim nuk u mor ndaj tij.
Sapo gjyqtari kryesor e sinjalizoi fundin e pjesës së parë të derbit të Madridit në “Wanda Metropolitano”, Diego Simeone, i zemëruar, shkoi drejt te gjyqtari Gonzalez Gonzalez për t’u ankuar, transmeton Gazeta Express.
Burimet nga Atletico Madridi më vonë e konfirmuar për AS se Simeone kishte qenë i zemëruar pasi që kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramosi, e kishte ofenduar njërin ndër gjyqtarët ndihmës, mirëpo nuk ishte ndëshkuar për këtë gjë.
Sipas Atletico Madridit, Ramosi i kishte thënë gjyqtarit “La puta que te pario” (në shqip fjalë për fjalë “k*rva që të lindi”, kuptimisht “bir k*rve” apo diçka e ngjashme).
Tensionet e shfaqura në fushën e lojës pas pjesës së parë besohet se vazhduan edhe në tunel mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Ndërkohë, Real Madridi dhe Atletico Madridi u ndanë me barazim pa gola në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “Wanda Metropolitano”, në kuadër të xhiros së shtatë të sezonit të ri të La Ligës.
Pika e fituar nga ky derbi i mjafton Real Madridit për ta mbajtur kreun e tabelës së La Ligës, me 15 fituara nga shtatë ndeshjet e para (katër fitore, tri barazime dhe asnjë humbje). Në anën tjetër, Atletico Madridi radhitet në vendin e tretë, me 14 pikë të fituara.
Që të dyja klubet madrilene do ta vazhdojnë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve në mesjavë – Atletico Madridi me ndeshjen kundër Lokomotivin e Moskës, ndërsa Real Madridi me atë Club Brugge. /Gazeta Express/


