Granit Xhaka emërohet kapiteni i ri i Arsenalit

PUBLIKUAR

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka emëruar mesfushorin Granit Xhaka si kapiten të parë të klubit londinez, në vend të Laurent Koscielnyt, i cili u transferua në Bordeaux gjatë afatit kalimtar të verës.

Transmetuesi Publik Britanik, BBC, raporton se Unai Emery ia tregoi skuadrës së tij vendimin për rolin e kapitenit të premten, pasi u konsultua fillimisht me futbollistët e klubit londinez, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori me origjinë nga Kosova, i cili e përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës, e ka drejtuar skuadrën e Arsenalit në gjashtë nga tetë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë sezon.

Ndeshja e radhës, e para për Xhakën si kapiten permanent, do të jetë kundër Manchester Unitedit të hënën, në kuadër të Premierligës.

Emery është ende duke e shqyrtuar se cilin lojtar ta emërojë zëvendëskapiten, pasi që sulmuesit Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang janë ende dy kandidatët kryesorë për këtë rol.

Vendimi i Emeryt për ta emëruar Xhakën kapiten mund të mos pritet mirë nga shumë tifozë, pasi që 27-vjeçari u fishkëllye nga tifozët gjatë ndeshjes kundër Aston Villës fundjavën e kaluar, përderisa vendi i tij në skuadër duket se është në rrezik, për shkak të Mateo Guendouzzit dhe Dani Ceballosit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...