Mediat italiane: Gattuso, drejt kthimit në Milan

PUBLIKUAR

Gazetat e ndryshme italiane sot kanë raportuar për një kthim të mundshëm të Gennaro Gattusos në pozitën e trajnerit të Milanit, nëse kuqezinjtë vendosin përfundimisht ta shkarkojnë Marco Giampaolon.

Gennaro Gattuso kishte qenë i përfolur edhe për pozitën e trajnerit të Lazios, mirëpo disa gazeta italiane, përfshirë këtu Corriere dello Sport, tani po raportojnë se Milani dëshiron t’ia japë  një mundësi të dytë italianit, transmeton Gazeta Express.

Trajneri aktual i kuqezinjve, Giampaolo, ka qenë nën presion të madh gjatë kohës së fundit, pasi që ai mbrëmë pësoi sërish disfatë, në ndeshjen kundër Torinos, duke e regjistruar kështu disfatën e tretë në pesë ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, ish-mesfushori italian, Gattuso, ka qenë pa punë që kur u largua nga “San Siro” në fund të sezonit të kaluar.

Edhe pse ai dështoi ta arrijë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ai arriti ta drejtojë Milanin në vendin e gjashtë të tabelës e pastaj në të pestin në dy sezonet e tij me kuqezinjtë.

Megjithatë, kthimi i tij do të ishte befasues, pasi që Milani i ndau rrugët me Gattuson në mënyrë që ta revolucionarizojnë stilin e lojës me ish-trajnerin e Sampdorias. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...