Higuain tregon se si ka ndryshuar Ronaldo që nga koha kur ishte në Real Madrid

PUBLIKUAR

Gonzalo Higuain beson se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është bërë më i pjekur që nga koha kur ata kishin luajtur bashkë në Real Madrid.

Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo janë ribashkuar në Torino, pasi dyshja i fitoi tre tituj me gjigantin e La Ligës, Real Madridin, para se argjentinasi t’i bashkohej Napolit në vitin 2013, transmeton Gazeta Express.

Pasi më vonë iu bashkua Juventusit në vitin 2016, ndërsa Ronaldo u transferua në klubin italian në vitin 2018, Higuaini u huazua në Milan për gjysmën e parë të sezonit të kaluar e pastaj në Chelsea për pjesën e dytë.

Higuain dhe Ronaldo, i cili e fitoi titullin e Serisë A qysh në sezonin e tij debutues në Itali, tani janë bashkuar sërish nën trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarrin. Së fundi, argjentinasi e lavdëroi partnerin e tij në sulm.

“Ne veçse kishim luajtur bashkë në Real Madrid. Shumë vite kanë kaluar dhe unë e kam gjetur një lojtar tjetër, një person më të pjekur, me familje”, tha Higuain në një intervistë të dhënë për Fox Sports.

“Unë e shijova mundësinë që të luaj përkrah tij në të kaluar dhe jam i kënaqur që jemi kthyer bashkë sërish”.

Higuain ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021 dhe i ka bërë pesë paraqitje në Serie A këtë sezon. Ai e ka shënuar një gol deri më tani, përderisa Juventusi radhitet në pozitën e dytë në tabelë, pas Interit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...