De Bruyne mund ta lë Cityn për PSG-në

PUBLIKUAR

Mesfushori belg ka paralajmëruar se mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit

Kevin De Bruyne mund të largohet nga Manchester City gjatë verës së ardhshme, shkruan Gazeta Express.

Ish-trajneri i tij, Hein Vanhaezebrouck ka thënë se mesfushori belg është duke e konsideruar largimin nga “Etihad Stadium” për t’u transferuar në Paris Saint-Germain.

“PSG duhet ta marrë De Bruynen për t’i ushqyer me topa milimetrikë Neymarin, Edinson Cavanin e Kylian Mbappen. Me këtë rast, do të ishte realisht e pamundur ta mposhtësh ekipin nga Parisi”, ka thënë trajneri belg për Het Nieuwsblad.

De Bruyne viteve të fundit ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Premierligës.

Ai në të kaluarën ka luajtur edhe në Genk, Chelsea, Werder Bremen e Wolfsburg. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...