Ronaldo, lojtari i dytë më i dobët nga goditjet e lira në histori të Serie A

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo është futbollisti i dytë më i dobët nga goditjet e lira në histori të Serie A, pas Camillo Cianos të Frosinones, sipas statistikave.

Sipas statistikave të Ultimo Uomo në Itali, sulmuesi i Juventusit është gjuajtësi më i dobët në histori të ligës elitare italiane pas Cianos, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo – i cili së fundmi u mund nga Lionel Messi në garë për çmimin Lojtari më i Miri i Vitit 2019 i FIFA-s – nuk ka shënuar asnjë gol nga goditjet e lira për Juventusin në ligë që prej transferimit nga Real Madridi verën e 2918-es, përkundër tentimeve të shpeshta.

34-vjeçari ta tentuar plot 18 herë dhe nuk ka shënuar asnjëherë. Vetëm Camillo Ciano, i cili luajti për Frosinonen sezonin e kaluar në Serie A, kishte bërë më shumë tentime pa shënuar gol se Ronaldo, 21 sosh.

Nëse i përfshijmë edhe tentimet në Ligën e Kampionëve, atëherë Ronaldo nuk ka shënuar asnjë gol nga 24 gjuajtjet e lira që i ka ekzekutuar.

15 prej gjuajtjeve të tij e kanë goditur murin mbrojtës, dy prej tyre nuk kanë qenë fare në kornizë të portës, ndërsa shtatë sosh janë mbrojtur nga portierët.

Gjatë kësaj kohe, bashkëlojtari i tij, Miralem Pjanic, e ka shënuar një gol në gjashtë tentime. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...