Habit Wenger, thotë se e ka ëndërr të bëhet trajner i Manchester United

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lënë të kuptohet se është i interesuar në postin e trajnerit në Manchester United, duke theksuar se është ëndërr e çdo trajneri ta drejtojë gjigantin anglez.

Duke folur në rolin e ekspertit të futbollit në beIN Sports, Wenger nënvizoi se “Djajtë e kuq” mund të sfidojnë për tituj, por vetëm pasi t’i kenë afruar disa përforcime në skuadër, për të cilat kanë nevojë, transmeton Gazeta Express.

Unitedi e ka nisur dobët sezonin e ri 2019/20 në Premierligë, duke i grumbulluar vetëm tetë pikë në gjashtë ndeshjet e para, gjë që e ka rritur presionin ndaj trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

anchester United është ëndërr për çdo trajner. Të paktën, për çdo trajner që ka guxim dhe vetëbesim. Sipas mendimit tim, (Unitedi) ka nevojë për katër lojtarë të formacionit të parë. Por, përveç atyre lojtarëve, unë e shoh një skuadër që është në gjendje të sfidojë për tituj. Nuk janë aq larg sa njerëzit mendojnë”, ka thënë Wenger.

“Ky ekip nuk ka strukturë të lojës, model sesi të bëjë presion. Unitedi e ka një ekip, i cili duhet të trajnohet dhe zhvillohet. Siç kam thënë, i duhen vetëm katër lojtarë për të sfiduar”, shtoi ai.

I pyetur nëse është i interesuar në punën e Solskjaer, Wenger tha: “Siç thashë, Manchester Unitedi është ëndërr për çdo trajner. Unë kam vetëbesim dhe guxim… dhe keni të drejtë, unë kam edhe ide”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...