Arrestohet Fadil Vokrri, ja arsyeja

PUBLIKUAR

00_12_14056849861533363635
Fadil Vokrri është arrestuar nën dyshimin se ka goditur me veturë një këmbësor. Aktualisht atij i është caktuar mbajtje policore prej 48 orësh.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është në mbajtje prej 48 orësh.

Vokrri dyshohet se gjatë ngasjes së veturës, kishte goditur me pasqyrën një kalimtar rasti, bëjnë të ditur burime të lajmi.net brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Personi që kishte pësuar këtë goditje dy javë më parë, kishte paraqitur rastin në polici, duke identifikuar edhe ngasësin e veturës.

Në deklaratën e tij, dhënë policisë, personi në fjalë kishte thënë se Vokrri kishte hezituar të ndalej dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është dërguar për procedurë të mëtejme në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, dhe më të është duke u marrë prokurori Elez Blakaj./Lajmi/Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për sot

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79...

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Kaçanik, sekuestrohen 65 fishekë e 15 gëzhoja

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se...

Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të...