FIFA, e zemëruar me Ronaldon

PUBLIKUAR

Përkundër që ishte njëri ndër tre kandidatët për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Milano dhe kjo mungesë e ka zemëruar organin qeverisës të futbollit botëror.

Të hënën pasdite, stafi i FIFA-s e kishte marrë si të sigurt prezencën e Cristiano Ronaldos në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të cilën synonin ta bënin më të paharrueshmen në botën e sportit, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, me kalimin e kohës, mungesa e Ronaldos u bë më evidente dhe la të kuptohet se Lionel Messi do ta merrte çmimin kryesor të natës, përkundër që Virgil Van Dijku ishte konsideruar favoriti.

Duke e pasur parasysh faktin se Ronaldo jeton vetëm 150 kilometra larg Milanit, vendimi i portugezit për të mos marrë pjesës në çmimet e FIFA-s u kritikua edhe më shumë nga tifozët dhe gazetarët.

Kur koha erdhi për ta lajmëruar formacionin më të mirë të vitit, FIFA FIFPro World XI, u bë e qartë se Ronaldo nuk do të shfaqej, pasi që emri i tij nuk u thirr, përkundër që ai ishte pjesë e atij formacioni.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk e mbajti aspak sekret zhgënjimin e tij me mungesën e Ronaldos. Infantino e lavdëroi Messin duke thënë se e meriton plotësisht çmimin dhe se është i lumtur që argjentinasi më në fund e shtoi edhe këtë çmim në koleksionin e tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...