Messi zbulon se si e kishte mahnitur Fati në stërvitjen e parë

PUBLIKUAR

Lionel Messi ka zbuluar se atij i kishte bërë shumë përshtypje 16-vjeçari Ansumanne Fati qysh në seancën e tij të parë stërvitore, por insistoi se mbi adoleshentin nuk duhet të bëhet presion i madh, përkundër potencialit të tij.

Ansumanne Fati e mori vëmendjen e tifozëve të futbollit qysh në debutimin e tij për Barcelonën muajin e kaluar, kur ai u bë futbollisti më i ri i klubit që nga viti 1941, duke hyrë në lojë nga stoli në ndeshjen kundër Real Betisit, transmeton Gazeta Express.

Pastaj, kundër Osasunas, sulmuesi i ri u bë golashënuesi më i ri në histori të Barcelonës , para se të bëhej edhe lojtari i tyre më i ri që ka luajtur në Ligën e Kampionëve për klubin katalonas, me paraqitjen kundër Borussia Dortmundit.

Pasi që anësori Ousmane Dembele u lëndua, 16-vjeçari u bë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës nga akademia e famshme e klubit, La Masia, veçanërisht pasi që edhe Luis Suarez dhe Lionel Messi ishin të lënduar.

Në një intervistë pasi u shpall nga FIFA lojtari më i miri i vitit, Messi zbuloi se sa përshtypje i kishte lënë bashkëlojtari i tij i ri qysh në stërvitjen e parë me ekipin e parë.

“Ansu Fati e mori vëmendjen time që nga hera e parë që e pashë në stërvitje, por ne duhet të shkojmë hap pas hapi sepse ai është vetëm 16-vjeçar”, u shpreh Messi.

“Ai ende nuk e ka përgjegjësinë që të tjerët duan t’ia vendosin mbi shpatulla. Ai e ka potencialin për t’u bërë lojtar shumë i rëndësishëm, por ne duhet t’i ndihmojmë atij”.

Sulmuesi i ri ka qenë njëri ndër arsyet e vetme për t’u gëzuar për tifozët e Barcelonës, pasi që skuadra e Ernesto Valverdes radhitet e teta në La Liga, me pesë ndeshje të zhvilluara deri më tani. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...