“Boateng është tifoz i zjarrtë i Milanit”

PUBLIKUAR

Edhe këtë verë është folur për një rikthim të mundshëm të Kevin-Prince Boateng te Milani dhe për këtë foli edhe agjenti i lojtarit, Edoardo Crnjar.

Sipas agjentit e ardhmja e mesfushori ganez deri në janar është e qartë dhe e padiskutueshme, por ai nuk e eliminoi mundësin që 28-vjeçari të kthehet një ditë në Milano.

“Boateng është nën kontratë me Schalken 04 deri në janar dhe për këtë nuk mund të bëhet më asgjë. Pas janarit ne do të shohim mundësit, por deri atëherë është e kot të flasim për të ardhmen e klientit tim”.

“Milani? Dashuria për tij për Rossonerët është e njohur dhe e qartë për të gjithë, ai është tifoz i Milanit dhe këtë e ka përsëritur çdo herë”, ka thënë agjenti i lojtarit për MilanNews.it.

Ganezi ishte pjesë e Milanit për katër sezone dhe kishte realizuar 17 gola në 100 paraqitje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...