Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka aprovuar buxhetin për vitin 2020-2022

PUBLIKUAR

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën-udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet e seancës së 23-të me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për diskutim në këtë mbledhje.
Fillimisht drejtori për Buxhet dhe Financa Latif Ramadani, ka elaboruar ndarjen e buxhetit sipas planifikimit për vitet 2020 -2022.

Ndërsa, Kryetari Imri Ahmeti gjatë kësaj mbedhje ka theksuar se planifikimi i buxhetit për vitet 2020 -2022 është gjithëpërfshirës dhe është hartuar në bazë të nevojave që na kanë adresuar qytetarët nga vendbanimet e ndryshme por edhe nga anëtarët e Kuvendit të cilët në çdo seance kohe pas kohe kanë adresuar kërkesa të ndryshme për projekte të cilat deri më tani edhe janë implementuar por edhe tani kanë gjetur mbështetje dhe janë pjesë e këtij buxhet, njofton Komuna.

Pas diskutimeve nga këshilltarët e të gjitha grupeve parlamentare të cilët e komentuan në mënyra të ndryshme buxhetin dhe përfshirjen e nevojave qytetare, ata theksuan se ka edhe projekte të rëndësishme që kanë mbetur për vitet e ardhshme dhe në fund projekt buxheti morri përkahjen e shumicës së grupeve parlamentare në Kuvend.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje u aprovua edhe vendimi për shpalljen e interest publik për shpronësim të paluajtshmërive si dhe është aprovuar Rregullorja për organizimin, funskionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, venbanimet dhe lagjet urbane.

Image may contain: 3 people, indoor
Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...