Vjosa Osmani nga Veriu i Kosovës, mesazh kundër ndryshimit të kufijve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Kandidatja e LDK-së për kryetare të Qeverisë, Vjosa Osmani, së bashku me kreun e LDK-së në Prizren, Anton Quni, kanë vizituar disa fshatra në veri të Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Osmani ka dhënë mesazh kundër prekjes së kufijve, duke potencuar se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, shkruan Gazeta Express.

“Data 6 tetor do të rikonfirmojë se është vetëm një parti që i doli zot Kosovës në vitet ‘90 e do t’i dalë zot edhe sot: Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Në komunikatën zyrtare të lëshuar nga LDK-ja thuhet se “në Kullën e Isa Boletinit, në të cilën ishin mbledhur shumë qytetarë të këtij rajoni, u dëgjua vetëm një zë: ai i paprekshmërisë së kufijve të Kosovës, i mbrojtjes së sovranitetit, nderit dhe sakrificës së paraardhësve tanë”.

Sipas Osmanit, për guxim e për shtet nuk mund të flasin as ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikojnë sovranitetin shtetëror për interesa personale.

“As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikonin sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet”, ka shtuar ajo. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...