Ylli televiziv dhe një nga femrat më ‘in’ në gjithë botën Kim Kardashian, gëzon një familje të gjerë, me shumë motra për çka ajo shprehet mjaft e lumtur, shkruan Indeksonline.
Ajo vazhdimisht shfaqet përkrah motrave të saj.
Njejtë ka bërë edhe në paraqitjen e saj të fundit në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga qindra miliona fansa.
Ajo ka pozuar përkrah motrës Kendall Jenner e cila është modele e njohur 23 vjeçare, tejet e suksesshme në fushën e modës.
Kim Kardashian si zakonisht është shfaqur me një fustan i cili vinte në pah format shpërthyese të saj, teksa Kendall Jenner ishte veshur me një fustan interesant sa i përket stilit e ajo që bie në sy është bukuria e saj.
Se cila është më e bukur nga të dy motrat vlerësojeni vetë! /Indeksonline/






