Marco Reus ka reaguar ndaj kritikëve se Borussia Dortmund po vuan nga mentaliteti i dobët pas barazimit 2:2 me Eintracht Frankfurtit, duke thënë se kjo po e acaron.
Dortmundi ishte dy herë në epërsi ndaj Frankfurtit gjatë ndeshjes të së dielës, por dështoi ta ruajë avantazhin dhe si pasojë e dy pikëve të humbura nga ky takim tani ngel tri pikë prapa liderit të Bundesligës, RB Leipzig, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse u duk se Jadon Sancho ia kishte siguruar tri pikë vizitorëve, një autogol nga Thomas Delaney dy minuta para fundit të takimit e barazoi rezultatin në 2:2.
Dhe edhe pse Reus e ka pranuar se skuadra e tij e humbi përqendrimin kah fundi, ai i kritikoi ata që pohuan se Dortmundit i mungon fuqia mentale.
“Kjo po më acaron. Autogoli ishte problem mental? Ne u mbrojtëm keq në atë situatë, po, ama mos ejani këtu dhe të thoni m**tin tuaj rreth mentalitetit”, tha Reus.
“Çdo javë m**ti i njëjtë. Duhet të mbrohemi më mirë në pesë minutat e fundit. Nuk e di sesi erdhi goli i barazimit. Mendoj nga një rivënie anësorë. Kjo nuk mund të ndodhë. Ama mos ejani këtu për të folur për punën e mentalitetit, ju lutëm!”, shtoi ai. /Gazeta Express/


