Coutinho bëhet vetëm lojtari i pestë që shënon gol në 4 ligat kryesore evropiane

PUBLIKUAR

Philippe Coutinho e shënoi golin e parë për Bayern Munich të shtunën dhe si rrjedhojë u bë vetëm lojtari i pestë në histori të sportit që shënon në katër ligat kryesore evropiane: Premierligë, La Liga, Serie A dhe Bundesliga.

Mesfushori brazilian realizoi nga penalltia në fitoren e Bayernit 4:0 kundër Kolnit në Allianz Arena të shtunën, transmeton Gazeta Express.

Në moshën 27-vjeçare, Coutinho iu bashkohet Bojan Krkicit, Kevin-Prince Boatengut, Jonathan de Guzmanit dhe Obafemi Martinsit në grupin e vogël të lojtarëve që kanë shënuar gol në të gjitha katër ligat kryesore evropiane.

Në Itali, ai shënoi tre gola në 28 ndeshje me Interin, para se të kalonte te Liverpooli, ku i realizoi 41 gola në 152 ndeshje në Premierligë.

Gjatë periudhës së tij në La Liga me Espanyol dhe Barcelona, braziliani i shënoi 18 gola në 68 paraqitje.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...