Çmimet e Kinofilmit në Lipjan më të shtrenjta se Kinema ABC në Prishtinë

PUBLIKUAR

Lajmi që po qarkullon, i konfirmuar edhe nga drejtori i Kulturës, thuhet se çmimi i biletës do të jetë 3 euro. Ky çmim është më i lartë se çmimi i Kinemasë së vetme në Kosovë, Kinemasë ABC në Prishtinë. Vetëm kur e marrim parasysh faktin që Kinemaja ABC është biznes privat, ndërsa kinofilmi në Lipjan është vendosur në një objekt publik dhe pronë të komunës, prandaj ky çmim është absurd dhe nuk mund të vlerësohet ndryshe veçse plaçkitje të qytetarëve. Si ka mundësi, ju lutem që çmimi i biletës në Lipjan me kushtu aq sa, apo edhe më shtrenjtë se në Prishtinë, kur Kinemaja në Prishtinë është shumë herë më e përshtatshme, me kushte dhe cilësi të pajisjeve modern, por edhe është komplet privat.

Nga prona shtetërore dhe publike me kriju biznes profitabil privat, mundet me ndodh vetëm në vendin tonë!, shkruan Lipjani Qyteti Im

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...