Juventusi dhe Cuadrado, fillojnë bisedimet për rinovimin

PUBLIKUAR

Mësohet se Juventusi do të takojë agjentin e Juan Cuadrados muajin tjetër për të diskutuar një kontratë të re për anësorin.

Sipas Gazzetta dello Sport, takimi midis Alessandro Lucci dhe Juves është caktuar për tetor.

31-vjeçari do të mbetet lojtar i lirë në fund të sezonit kështu siç qëndron puna, por gazeta shkruan se po kërkohet një zgjatje deri në vitin 2022.

Juan Cuadrado . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Ai luajti vetëm 46 minuta nga tre ndeshjet e para për Bianconerët në Serie A, por në ndeshjen e fundit 2-2 me Atletico Madrid  ai luajti plot 90 minuta.

Kolumbiani, i cili gjithashtu mund të luajë si mbrojtës i djathtë, ka qenë me Zonjën e Vjetër që nga viti 2015.

Ai ka fituar shumë trofe dhe duket se do të vazhdojë dashuria mes dy palëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...