Tifozët e Realit e duan rikthimin e Mourinhos

PUBLIKUAR

Tifozët e Real Madridit ia kanë rikthyer shpinën Zinedine Zidanet, pas humbjes së thellë nga Paris Saint-Germaini. Një pjesë e tyre e kanë shprehur dëshirën për ta rikthyer Jose Mourinhon

Besimi i tifozëve të Real Madridit në drejtim të trajnerit Zinedine Zidane ka rënë dukshëm, shkruan Gazeta Express.

Mbi të gjitha pas humbjes nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve, por edhe pas paraqitjeve të zbehta të këtij fillim-sezoni, por edhe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, ku Zidane bëri eksperimentime, në njërin prej sezoneve më të dobët në histori të klubit.

Eksperienca e dytë e Zidane në Madrid nuk po shkon si duhet, pasi në të parën e kishte fituar tri herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve.

Prandaj, një pjesë e tifozëve madrilenë përmes rrjeteve sociale e kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit francez dhe emërimin në vend të tij të Jose Mourinhos.

Mbetet të shihet nëse presidenti Florentino Perez do të ndërmarrë diçka në këtë drejtim apo do t’i japë kohë ende Zidanet. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...