Tifozët e Realit kërkojnë shkarkimin e Zidanet

PUBLIKUAR

Tifozët e Real Madridit nuk janë të kënaqur me fillimin e eksperiencës së dytë të Zinedine Zidanet në bankinën e “Los Blancos”. Një pjesë e tyre madje kërkojnë shkarkimin e trajnerit francez

Real Madridi pësoi humbje nga Paris Saint-Germaini, në ndeshjen e mbrëmshme në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

“Los Blancos” humbën me rezultat 0:3 dhe paraqitja e tyre ishte e zbehtë.

Dhe, tifozët e Realit nuk janë të kënaqur aspak me situatën aktuale të ekipit, prandaj një pjesë e tyre kanë kërkuar të shkarkohet trajneri Zinedine Zidane.

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se një pjesë e tifozëve kërkojnë nga presidenti Florentino Perez që ta shkarkojë trajnerin francez.

Zidane e kishte fituar tri herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve me Real Madridin, ndërsa u rikthye në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, i cili ishte dizastër për madrilenët.

E punët mirë Reali nuk i ka as në sezonin e ri. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...