Mourinho: Penaltia e humbur na ndihmoi

PUBLIKUAR

Jose Mourinho, trajneri i Chelseat ka thënë se penaltia e humbur në fillim të takimit i ka ndihmuar që të fitojë 4 me 0 ndaj Maccabi Tel Avivit.

Eden Hazard huqi penaltinë pas vetëm gjashtë minutave lojë në Stamford Bridge, para se Willian, Oscar Costa dhe Fabregas të siguronin fitoren e thellë të kampionit anglez.

“Ishte fitore e mirë, e patë që nga minuta e parë se do të fitonim. Humbja e penaltisë ishte mirë për të testuar skuadrën, duhet të ishim shumë të fortë për të besuar. E di se disa ekspertë thonë se Maccabi nuk është top skuadër, pajtohem, por ata janë në Ligën e Kampionëve dhe të fitosh ndaj tyre duhet të luash mirë dhe ne e bëmë”, ka thënë Mourinho për “BT Sport”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...