Presioni mbi Gazetarët në Kosovë është i pa pranushëm

PUBLIKUAR

Gazetari Valon Kolshi ka ushtruar veprimtarinë e gazetarisë në Kosovë, duke u angazhuar në portale, agjensishë lajmesh dhe produksione të ndryshme të pavarura. Temat e trajtuara nga ai, kanë pasur në focus kryesisht jetën e pjesëtarëve të minoriteteve që jetojnë në Kosovë, posaqërisht bashkësisë serbe.

Duke u bazuar në gjendjen e sigurisë së përgjithshme në Kosovë, e cila veçmas cënohet nga zhvillimet brenda raporteve ndërmjet komuniteteve në shoqërinë kosovare, shpeshherë gazetarët kanë qenë viktimë e manifestimit të pasojave të këtyre marrëdhënieve. Në këtë kontekst, Valon Kolshi nuk bënë përjashtim.

Ai, ashtu si jo pak gazetarë tjerë, është ofenduar, kërcënuar dhe keqtrajtuar në forma të ndryshme kryesisht të natyrës shantazhuese, të cilat shumë lehtë kanë mundur të rezultojnë me tragjedi.

Kjo, pasi Valoni në njëperiudhë të caktuar është kërcënuar edhe me vdekje, duke dëshmuar kulmin e rrezikut nëpër të cilin kalon një gazetar në Kosovë, për të kryer detyrën për të cilën është i thirrur. Natyrisht, identiteti i kërcënuesve nuk është arritur të bëhet i ditur, edhepse policia ishte angazhuar për një gjë të tillë. Për më tepër, kërcënimi me vdekje ka prekur edhe familjen e Valonit duke e vështirësuar maksimalisht punën dhe jetën e tij në Kosovë.

Më konkretisht, për shkak të angazhimit të tij në misione të caktuara të reporterëve në Toronto të Kanadasë, brenda periudhave Korrik-Gusht 2018 dhe Qershor-Korrik-Gusht 2019, Valoni dhe familja e tij kanë qenë intenzivisht të shënjestruar nga persona të paidentifikuar, po ashtu keta persorna, Valon Kolshin e kane kerkuar edhe ne vendet e punes ku e ka ushtruar profesionin e tij si gazetar, pra të cilët vazhdimisht kanë cak gazetarët në Kosovë.

Rrjedhimisht, Valon Kolshi nuk guxon të rikthehet në vendlindje, sepse është i sigurtë se edhe ai do ta pësojë njejtë si ata gazetarë, të cilët ose kanë jetuar “ nënë kërcënimin e vazhdueshëm me vdekje “ ose janë keqtrajtuar dhe privuar nga liria e lëvizjes, si e drejta themelore për jetë normale.

Valon Kolshi

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...